image Zv/kryeministrja nga Nisma i reagon Shalës: Ishe në dijeni për emrat, ti e grabite postin e shefit të GP-së

Politikë

Zv/kryeministrja nga Nisma i reagon Shalës: Ishe në dijeni për emrat, ti e grabite postin e shefit të GP-së

news image

Zëvendëskryeministrja në Qeverinë Hoti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar ndaj bashkëpartiakut të saj, Haxhi Shalës i cili tha se ajo e ka marrë pa meritë këtë post.

Balaj-Halimaj në një intervistë për rtv21 ka thënë se pozita e vetme për të cilën nuk ka vendosur Nisma ka qenë ajo e grupit parlamentar të cilën thotë se Shala e a ka “grabitur”.

“Më vjen shumë keq ta them, por duhet ta them. Për të vetmin, ama për të vetmin pozicion që nuk ka vendosur Nisma është shefi i grupit parlamentar. Për të mos thënë e ka grabitur, është vet-emruar. Ne kemi pas plan të diskutojmë menjëherë pandemisë se kush në fakt do të vije si shef i Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja thotë Shala ka qenë në takimin e Nismës kur është diskutuar për të gjitha emërimet dhe propozimet e kësaj partie për poste në qeveri./Gazeta Sinjali/