image Zv.kryeministri italian: Po punojmë për të ulur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë

Zv.kryeministri italian: Po punojmë për të ulur tensionin mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Zëvendëskryeministri italian, njëherit ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto sot do të jenë për vizitë në Kosovë.

Atat pritet të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Prishtinë në orën 15.00 ku do të priten nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ambasada e Italisë në Kosovë shkruan se po punojnë për të lehtësuar siç thonë tensionet mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit ushtarak.

Ministri Tajani në një postim në Twitter shkruan se Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa njofton se dy ministrat do ta vizitojnë edhe Beogradin.

“Sot në mision të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto në Kosovë  e Serbi. Po punojmë për të ulur tensionin mes dy vendeve, edhe falë pranisë së kontingjentit tonë ushtarak. Italia gjithashtu dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka shtyrë zbatimin e vendimit për gjoba për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë targa ilegale.

Shtyrja e zbatimit të vendimit ka ardhur pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier.

/GazetaSinjali/