image Zupçi ende me barrikada, në Lagjen e Boshnjakëve hiqen të gjitha

Siguri

Zupçi ende me barrikada, në Lagjen e Boshnjakëve hiqen të gjitha

news image

Në fshatin Zupç të Zubin Potokut nuk janë larguar ende barrikadat.

Kamionet barrikadues në këtë fshat po vazhdojnë ta bllokojnë rrugën që të shpie tek pika kufitare në Bërnjak.

Ndërsa, në Lagjen e Boshnjakëve është larguar edhe kamioni i fundit barrikadues disa minuta më herët. Automjetet e tjera të rënda që kishin bllokuar rrugën në Lagjen e Boshnjakëve janë larguar rreth orë 17, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, barrikada tek shkolla e mesme teknike është larguar ndërsa rruga është e lirë për qarkullim e forcat e rendit po patrullojnë në këtë pjesë.

/GazetaSinjali/