image Zuckerberg: Askush nuk e meriton të jetë miliarder

Video/ Zuckerberg: Askush nuk e meriton të jetë miliarder

news image

Mark Zuckerberg renditet në pozitën e pestë në listën e njerëzve më të pasur në botë, me pasuri në vlerë prej 66.6 miliardë dollarë.

Anipse ka kaq shumë pasuri, një deklaratë e tij së fundmi ka bërë xhiron në internet, transmeton Gazeta Sinjali.

Zuckerberg në një lidhje të drejtpërdrejt në rrjetin social Facebook, ka thënë se askush nuk e meriton të jetë miliarder.

Ai e tha këtë deklaratë, pasi u pyet mbi komentet e kandidatit për president Bernie Sanders, se kaq shumë pasuri për një person nuk duhet të ekzistojë.

Nuk e kuptoj se nga vjen. Nuk e di sesa është limiti i parave që një person duhet të ketë, por askush nuk e meriton të ketë kaq shumë para”, tha ai.

Kujtojmë se Sanders muajin e kaluar pati njoftuar një plan për të taksuar familjet më të pasura të vendit, duke thënë se ai do të gjenerojë më shumë se 4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme dhe do të zvogëlojë ndjeshëm pasurinë e miliarderëve./Gazeta Sinjali/