image “Zhduket” faqja e Policisë së Kosovës në Facebook

Kosovë

“Zhduket” faqja e Policisë së Kosovës në Facebook

news image

Faqja e Policisë së Kosovës në Facebook është “zhdukur”. Kjo faqe ku shpërndaheshin informacione e njoftime nga Policia e Kosovës tashmë nuk është aktive.

Nëse kërkoni për këtë faqe në Facebook, do të njoftoheni se faqja është jashtë funksionit.

Ndryshe, kjo faqe ka qenë e verifikuar nga Facebook, si dhe njoftimet zyrtare janë shkruar aty.

Nuk dihet nëse kjo faqe është duke u përballur me sulme kibernetike apo thjesht është duke u rregulluar diçka.

/GazetaSinjali/