image Më shumë se gjysma e objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë janë restauruar, njofton kompania shtetërore
[wp-story id="814678"]

Botë

Më shumë se gjysma e objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë janë restauruar, njofton kompania shtetërore

news image

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë energjetike YASNO, Sergej Kovalenko ka njoftuar se 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë janë restauruar Sipas kompanisë energjetike YASNO që furnizon energji elektrike dhe gaz natyror janë restauruar më shumë se gjysma e objekteve të dëmtuara të ngrohjes në Ukrainë.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë YASNO, Sergej Kovalenko ka thënë se “316 objekte të furnizimit me ngrohje janë restauruar tashmë, që është 53.3% e numrit të përgjithshëm të objekteve të prekura”.

“Pavarësisht granatimeve të vazhdueshme, Ukraina ka filluar sezonin e ngrohjes dhe 99.7 për qind e kaldajave kanë filluar të funksionojnë, 99.6 për qind e ndërtesave të banimit, 97.9 për qind e kopshteve, 98.9 për qind e shkollave dhe 99.9 për qind e objekteve të kujdesit shëndetësor janë pajisur me ngrohje”, ka theksuar Kovalenko.

Tutje shefi i kompanisë energjetike “YASNO” ka potencuar se po bëhen përpjekje të veçanta për të rivendosur funksionimin e ndërmarrjeve që gjenerojnë nxehtësi në territoret e çliruara të rajoneve Kharkiv dhe Kherson, raporton CNN.

/GazetaSinjali/