image Ukraina i quan gjenocid sulmet ruse ndaj rrjetit të energjisë elektrike

Botë

Ukraina i quan gjenocid sulmet ruse ndaj rrjetit të energjisë elektrike

news image

Sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës përbëjnë gjenocid, thotë një zyrtar i lartë ukrainas.

Sulmet në objektet kryesore kishin në shënjestër “kombin e plotë ukrainas” dhe ishin një përpjekje për të detyruar Kievin të dorëzohej, tha prokurori i përgjithshëm për BBC.

Rusia e ka mohuar se e ka ndonjë qëllim të tillë. Miliona njerëz në të gjithë Ukrainën po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të ftohtë, pas sulmeve të vazhdueshme ruse.

Përpjekjet po vazhdojnë për t’i lidhur sërish shtëpitë me energji elektrike. Zyrtarët thonë se Kherson tani është furnizuar plotësisht me energji elektrike, pas rimarrjes së qytetit nga trupat ukrainase në fillim të këtij muaji.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se 14 rajone si dhe Kievi kanë kufizime në përdorim të energjisë elektrike.

/GazetaSinjali/