image ZRRE njofton se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

Kosovë

ZRRE njofton se nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike

news image

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se i ka kthyer përgjigje KESCO-s duke thënë se nuk ka rritje të çmimit të rrymës.

Më datë 9 gusht të këtij viti, ZRRE ka pranuar aplikimin për Shqyrtim të Jashtëzakonshëm të Të Hyrave të Lejuara Maksimale për Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU).

Në kërkesën e saj, FSHU thekson se në mungesë të rimbursimit të mjeteve të subvencionit nga Qeveria e Kosovës të shumës prej 32.8 milionë eurove për periudhën 9 shkurt – 30 qershor 2022 është tejkaluar pragu i materialitetit prej 5%, siç përcaktohet në Rregullën e të Hyrave të FSHU-së.

Kurse, në reagimin e tyre u bë e ditur se më 24 gusht, Qeveria e Kosovës me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike dhe në mënyrë që të mbahet përballueshmëria e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, kompanisë që vepron si Furnizues i Shërbimit Publik (FShU) i ka vendosur obligim shtesë.

Mirëpo ZRRE nuk e ka përjashtuar mundësinë e shtrenjtimit të energjisë në të ardhmen.

“ZRRE edhe gjatë muajve në vazhdim, do të monitorojë nga afër gjendjen e kostove të sektorit të rregulluar të energjisë elektrike dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshëm në përputhje me mandatin mandatit e saj ligjor”, përfundon komunikata e ZRRE-së.

/GazetaSinjali/