image “Zoti ju ndihmoftë, e ju ndriçoftë mendjen”, publikohet letra që familja e presidentit Rugova ia shkruajti Abazoviqit

Politikë

“Zoti ju ndihmoftë, e ju ndriçoftë mendjen”, publikohet letra që familja e presidentit Rugova ia shkruajti Abazoviqit

news image

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë. Ndërsa, dje gjatë ditës ka zhvilluar disa takime, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë takimit me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, Abazoviq tregoi se pati rastin që gjatë ditës ta vizitonte edhe familjen e ish-presidentit Rugova, vizitë kjo të cilën e veçoi si njërin prej takimeve me peshë të madhe.

“Pata rastin të takoj familjen e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Me të vërtetë prej tanë takimeve zyrtare, ndoshta ai kishte peshë të madhe”, tha Abazoviq.

339245704 919559515915596 5476148363559100693 n
Pamje gjatë takimit
339774252 183457417843307 1831308654634405270 n
Pamje gjatë takimit

E në këtë takim, përveç pritjes së ngrohtë, e cila vazhdoi gjatë gjithë takimit, familja e presidentit Ibrahim Rugova me rastin e kësaj vizite ia kanë dedikuar edhe disa rreshta me shkrim dore, kryeministrit shqiptar të Malit të Zi.

Në të ishin cituar disa fjali të shpeshta të cilat i kishte në fjalorin e tij, presidenti Rugova.

“Zoti ju ndihmoftë e ju ndriçoftë mendjen në udhëheqjen tuaj drejt proceseve integruese euroatlantike dhe me miqësi të përhershme me SHBA”, shkruhej në letër.

339039108 600701465329943 195487555923050993 n 1
Letra nga Familja Rugova

/GazetaSinjali/