Aktorja njëherësh këngëtarja e njohur, Edona Reshitaj do ta mbajë koncertin recital “Zonjat e Kangës”, më 26 shkurt në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
Koncerti që fillon nga ora 20:00, i dedikohet figurave më të spikatura femërore të muzikës shqipe mbarëshqiptare, të cilat kanë dhënë një kontribut në muzikën shqipe.
“Zonjat e Kangës”, do të shoqërohet me një repertuar të larmishëm të këngëve me përpunime dhe aranzhmane të veçanta, që do të gërshetojnë me finesë tradicionalen në ritmet e muzikës Jazz.
Mysafirë specialë në këtë koncert do të jenë aktoret e mirënjohura: Ilire Vinca, Rebeka Qena, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Qendresa Kajtazi, Edona Sopaj, Rabije Kryeziu, Kaltrine Zeneli dhe Daniela Markaj.
Përpunimin e këngeve e bëri Edona Reshitaj. Aranzhmanin e këngëve e bëri Visar Kuçi. Përpunimin e zërave në kor i bëri Trimor Dhomi./Gazeta Sinjali/