Obiliqi sot u mbulua nga tymi i zi, që dyshohet se erdhi si pasojë e zjarrit në një objekt shumë afër termocentralit Kosova B.
Gazeta Sinjali publikoi edhe video nga vendi i ngjarjes, ku shihej duke dalë tym i zi nga një vend i caktuar.
Tani sipas sinjalizuesve është mësuar se ky zjarr ka përfshirë një fabrikë të plastikës në Obiliq.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, kurse deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.