image Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar

Shqipëri

Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë, nuk raportohet për të lënduar

news image

Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth.

Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri, shkruan Tch.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/