Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një pallat dhjetëkatësh në Antverp të Belgjikës.
Ndërtesa, e cila strehonte më shumë se 200 persona, është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, ekipet e ambulancës dhe shërbimet e emergjencës, por vënia nën kontroll e zjarrit është vështirësuar për shkak të përmasave dhe intensitetit të flakëve.
Mediat lokale raportojnë se po hetohet shkaku i zjarrit, ndërsa sipas policisë së Antverpit dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të ndërtesës, ku sipas banorëve po kryheshin punime në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!