image Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, vdes një person

Siguri

Zjarri kaplon një shtëpi në Ferizaj, vdes një person

news image

Një 66 vjeçar nga fshati Komogllavë të Ferizajt ka vdekur në shtëpinë e tij, e cila ishte kapluar nga zjarri.

Ndonëse forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin, ai kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri ka ardhur nga cigaret e pa fikura të hedhura në dysheme.

“Sot rreth orës 07:15 min. Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komogllavë nga një shtëpi banimi është duke dalë tym. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës, është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

Policia njofton se nga dëshmitarët dhe fqinjët është informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe se kishte pasur edhe probleme shëndetësore. Madje, sipas fqinjëve, edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë tyre të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”, thuhet në komunikatën e policisë./ Gazeta Sinjali/