image Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Kaliforni

Botë

SHBA/ Zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Kaliforni

news image

Zjarrfikësit po vazhdojnë të luftojnë me zjarret në Kaliforni, përfshirë një vatër të re që po lëvizë me shpejtësi në jug të këtij shteti.

Zyrtarët kanë thënë të premten se një vatër zjarri në veri të Los Angelesit, i njohur si Zjarri Maria, është shtrirë në 3,700 hektarë pas shpërthimit, megjithë kushtet e mira të motit ndihmuan zjarrfikësit.

Poashtu ata treguan se zjarri në Qarkun Ventura detyroi zyrtarët të urdhëronin evakuime për 8 mijë njerëz dhe thanë se zjarri shkatërroi të paktën dy struktura.

Erërat Santa Ana, të cilat fryjnë ajër të thatë nga shkretëtira dhe që kanë ndezur zjarre në të gjithë shtetin, filluan të pakësohen të premten. Ndërkohë erërat më tipike që fryjnë nga oqeani filluan të kthehen.

Megjithatë, zjarrfikësit thanë se shteti i Kalifornisë nuk është jashtë rrezikut, duke vërejtur se ndryshimi i erërave ekspozon zona të reja në kërcënimin e zjarrit./Gazeta Sinjali/