image Zjarrfikësit tregojnë vendimin e tyre për grevë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga

Paga/ Zjarrfikësit tregojnë vendimin e tyre për grevë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi Ligjin për paga

news image

Kryesia e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës ka njoftuar se për shkak të specifikave të ngjashme për siguri me Sindikatën e Policisë, kanë vendosur që nëse do të organizohet protestë nga Policia e Kosovës të solidarizohen me Policinë.

Kjo sindikatë u është përgjigjur edhe zërave kritik të cilët kanë kritikuar zjarrfikësit për mos organizim të grevës. Sindikata e zjarre ikësve u është përgjigjur duke thënë se nuk janë duke organizuar grevë për shkak të ligjit që ua ndalon grevën për shkak të misionit të shpëtimit të jetëve.

Më tutje gjithashtu kanë thënë se kanë analizuar se protestat në kohen ku mungojnë institucionet relevante vendimmarrëse, nuk do jenë produktive, pasi që nuk dihet se nga kush do të marrin përgjigje dhe gjithashtu ku të adresohen kërkesat që duhet të parashtrohen nga këshilli protestues.

Sindikata thotë se kanë analizuar situatën e krijuar pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese e cila e pezulloi ligjin e pagave deri në muajin mars dhe shpreh shqetësimet që ky anulim i ligjit reflektoi tek zjarrfikësit, pasi anulimi i ligjit drejtpërsëdrejti ndikoi dhe mohoi diçka pozitive që për herë të parë ndodhi të zjarrfikësit e Kosovës, ku në ligj ishim të niveluar me shërbimet tjera emergjente dhe sektorët e sigurisë.

Zjarrfikësit me ligjin e vjetër të pagave  janë kategoria me koeficientin më të ulët që marrin pagë nga buxheti i shtetit në gjithë vendin, koeficient 4.83 dhe 5.5, për këtë arsye thonë se kanë ngritur zërin dhe shqetësimet lidhur me këtë çështje dhe format tjera të diskriminimit të paskrupullt që i bëhen këtij shërbimi.