image Kryesindikalisti i KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

Sociale

Kryesindikalisti i KEK-ut: Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr

news image

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar institucionet se kjo sindikatë do të marrë hapa radikal nëse nuk ngritën pagat.

Në protestën e sotme, ai ka thënë se nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre do ta lenë Kosovën në terr.

“Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, ka thënë Llumnica.

Ai ka bërë me dije se KEK-u ka shumë nevojë për punëtorë të rinj.

Llumnica ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hapin konkurse të reja në KEK.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikum, por rrezikshmëria s’paguhet”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/