image Zjarrfikësit shpëtojnë një fëmijë nga zjarri që përfshiu banesën në Tiranë - (VIDEO)

Shqipëri

Zjarrfikësit shpëtojnë një fëmijë nga zjarri që përfshiu banesën në Tiranë – (VIDEO)

news image

Një fëmijë është shpëtuar nga zjarrfikësit e Tiranës gjatë mbrëmjes së sotme, pasi që flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e dytë të një banese në zonën e Freskut në Tiranë.

Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord.

Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.

Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpëtoi./tch/

Videon mund ta shihni KËTU.

/GazetaSinjali/