image Zjarret në Sicili/ Kryeministri i Italisë nënshkruan dekretin për mobilizim kombëtar

Evropë

Zjarret në Sicili/ Kryeministri i Italisë nënshkruan dekretin për mobilizim kombëtar

news image

Nga situata e rënduar me zjarret ditëve të fundit në Sicili, kryeministri i Italisë, Mario Draghi, është detyruar të nënshkruajë një dekret për mobilizim kombëtar të sistemit të mbrojtjes civile.

Ky departament tashmë ka nisur punë, fillimisht për të koordinuar dërgimin e vullnetarëve apo ekipeve lokale ndihmëse në zonat problematike me flakët e zjarrit.

Drejt Sicilisë tashmë janë nisur skuadra të përgatitura për fikjen e zjarreve nga Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte, Veneto, Trento e Bolzano.

Sicilia po digjet prej disa ditësh nga dhjetëra vatra zjarresh për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë, si dhe erës që favorizon flakët./Gazeta Sinjali/