Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për situatën në Greqi, pasi shteti po përballet me zjarre të mëdha për shkak të temperaturave të larta.
Nëpërmjet një statusi në Twitter, Kurti ka shprehur mbështetjen e tij për Greqinë, duke thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë shtetin grek.
”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.