image Zjarret në Gjakovë, mobilizohet një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar

Kosovë

Zjarret në Gjakovë, mobilizohet një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e krijuar pas shpërthimit të zjarreve në Komunë e Gjakovës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpërthimi i zjarreve në Komunën e Gjakovës është shqetësues për shkak të shtrirjes në hapësirë shumë të madhe.

“Jam në kontakt me Kryetarin e Gjakovës dhe nga afër po e përcjellim gjendjen e krijuar. Janë mobilizuar zjarrfikësit e pesë komunave në rajon, si dhe Policia e Kosovës. Po ashtu, është mobilizuar me urgjencë një repart i ushtrisë në zonën e rrezikuar”, shkruan Haradinaj.