Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka publikuar një video të pjesës e cila është përfshirë nga zjarri.
Teksa ka theksuar se zjarret po shkaktohen nga personat e papërgjegjshëm, Muharremaj ka bërë thirrje që të ketë një kujdes më të shtuar nga ana e qytetarëve.
“Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë.
Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Ju lutem keni kujdes, dhe mbrojeni ambientin, në mënyrë që mos të kemi dëme të mëdha materiale”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/