image Zjarr në një servis makinash në Fushë-Prezë

Shqipëri

Zjarr në një servis makinash në Fushë-Prezë

news image

Një zjarr ka rënë në një servis makinash mesditën e sotme në Fushë Prezë, përcjell Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në Fushë-Prezë.

Ndërkaq, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/