Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka marrë informatë për shpërthimin e një zjarri nga një trafo elektrike në objektin e ri të Komunës në lagjen Dragodan.
Në njoftim thuhet se zjarri është vënë në kontroll dhe se punëtorët dhe qytetarët janë evakuuar me kohë.
“Ekipi i zjarrfikësve është në vendin e ngjarjes së bashku me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Policinë e Kosovës, KEDS si dhe ekipin e emergjencës. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim./GazetaSinjali/