image Zjarr në ishullin e Sazanit, në vendngjarje mbërrijnë forcat ushtarake

Shqipëri

Zjarr në ishullin e Sazanit, në vendngjarje mbërrijnë forcat ushtarake

news image

Ishulli i Sazanit është i pushtuar nga flakët. Në terren ndodhen 40 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe 30 punonjës të ADZM-së, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë.

Aktualisht vijojnë të digjen pisha dhe shkurre, ndërkohë që ushtarët e FA dhe punonjësit e ADZM po përdorin mjete rrethanore për fikjen e flakëve, por terreni nuk i favorizon.

Në vendngjarje kanë mbërritur 40 ushtarë të FA dhe 30 punonjës të ADZM për shuarjen e zjarrit.

/GazetaSinjali/