image Zjarr në 'Albi’ market në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit

Siguri

Zjarr në ‘Albi’ market në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit

news image

Një zjarr ka përfshirë gjatë ditës së sotme mbeturinat në afërsi të Supermarketi ‘Albi’ në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me zjarrfikësit e Prishtinës të cilët kanë njoftuar se krahas mbeturinave edhe një pjesë e vogël e këtij marketi është përfshirë nga flakët.

“Jo s’ka të lënduar, por mbeturinat janë djegë jashtë lokalit. Mirëpo pak e ka rrokë edhe marketin, por jo shumë”, kanë thënë ata për Sinjalin.