image Zjarr i madh në Velipojë, rrezikohen edhe objektet banesore

Rajon

Rajoni/ Zjarr i madh në Velipojë, rrezikohen edhe objektet banesore

news image

Një zjarr i madh ka kapluar vendin e quajtur Maja e Zezë, në Velipojë.

Përhapja e flakëve rrezikon disa banesa të cilat ndodhen në vendin e quajtur Mali Kolaj.

Për të shuar flakët janë angazhuar disa banorë të zonës dhe efektivë të policisë, por tereni vështirëson punë e tyre.

Për shuarjen e flakëve janë njoftuar edhe emergjencat civile si dhe struktura të tjera, ndërsa po shihet edhe mundësia për të ndërhyrë me helikopter nga ajri. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.