image Zjarr i madh në qendrën tregtare në Pakistan, qytetarët vrapojnë për të shpëtuar

Botë

Zjarr i madh në qendrën tregtare në Pakistan, qytetarët vrapojnë për të shpëtuar

news image

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër tregtare në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale terrojnë shtëllungat e mëdha të tymit që kanë mbuluar ndërtesën e madhe shumëkatëshe, ndërsa qytetarët të tmerruar vrapojnë për të dalë nga godina.

Sipas informacionit paraprak të policisë vendase janë evakuuar në mënyrë të sigurte të gjithë njerëzit që gjendeshin në qendrën tregtare momentin e shpërthimit të zjarrit, raporton BBC.

Ndërkaq, mësohet se ende po punohet për shuarjen e flakëve të zjarrit, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/