image Zjarr i madh në periferi të Athinës

Botë

Zjarr i madh në periferi të Athinës

news image

Përhapja e një zjarri të fuqishëm në zonat periferike të kryeqytetit grek, Athinë, ka nxitur të enjten evakuimin e qindra banorëve.

Që nga shpërthimi i tij, zjarri ka shkrumbuar me dhjetëra shtëpi teksa është zgjeruar përgjatë terrenit malor.

Shërbimi i Zjarrfikësve në Greqi ka njoftuar se tetë aeroplanë dhe tre helikopterë janë angazhuar në fikjen e zjarrit, 70 kilometra në perëndim të Athinës.

Gjatë së enjtes, autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të gjashtë lagjeve në qytetin turistik Loutraki që të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e rrezikut.

Dy manastire ortodokse janë evakuuar po ashtu gjatë ditës. /Gazeta Sinjali/