image Zjarr i madh në Finiq, evakuohen banorët

Shqipëri

Zjarr i madh në Finiq, evakuohen banorët

news image

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Aliko në bashkinë e Finiqit, i cili po rrezikon edhe banesat, transmeton Gazeta Sinjali.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se për shkak të zjarrit dhe situatës që është krijuar, banorët janë evakuuar.

Sipas tyre shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Finiqi dhe Delvina kanë mbërritur në fshat dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Gjithashtu theksohet se 8 hektarë tokë është përfshirë nga zjarri. 

Ndërkohë Kryebashkiaku, Kristaq Kiço, është shprehur se zjarri po afrohet edhe në fshatin Rahullë zjarri po u afrohet banesave për shkak të flakëv. Ai shton se kanë kërkuar ndihmë që të bëhet ndërhyrje edhe nga ajri.  

/Gazeta Sinjali/