image Zjarr edhe në Deçan/ Zjarrfikësit paralajmërojnë: Djegia e hamulloreve mund të kushtojë shumë

Siguri

Zjarr edhe në Deçan/ Zjarrfikësit paralajmërojnë: Djegia e hamulloreve mund të kushtojë shumë

news image

Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar rastet e zjarreve ku sipërfaqe të shumta me hamullore kanë përfunduar të djegura. Një rast i tillë ka ndodhur sot në fshatin Carrabreg të Ulët në Deçan, ku një sipërfaqe prej katër hektarësh është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka kontaktuar me brigadën e zjarrfikësve në Deçan ku kanë njoftuar se zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00, i cili dhe është lokalizuar.

“Një zjarr fushor, diku rreth katër hektarë tokë janë përfshirë nga zjarri”, kanë thënë ata për Sinjalin.

Zjarrfikësit në Deçan kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe njëkohësisht kanë treguar se djegia e hamulloreve në këto temperatura mund të kushtoj shumë.

“Djegia e hamulloreve në këto temperatura të larta dhe ketë thatësi të madhe siç ka ndodh sot në Lendina dikujt mund ti kushtoj shumë”, kanë shkruar ata në Facebook.

May be an image of fire and outdoors
May be an image of grass

/Gazeta Sinjali/