image Zidane konfirmon rikthimin e Sergio Ramos, ndërsa dy futbollistë të tjerë mungojnë

Futboll

Zidane konfirmon rikthimin e Sergio Ramos, ndërsa dy futbollistë të tjerë mungojnë

news image

Zinedine Zidane është deklaruar për shtyp para ndeshjes me Osasunën, raporton Sinjali Sport.

Trajneri francez konfirmoi se Sergio Ramos do të jetë në dispozicion për përballjen ndaj Osasunës.

“Ramos është i gatshëm dhe ai do të jetë me ne nesër”, ka thënë Zidane, duke lënë të nënkuptoj se Ramosi do të ketë minutazh.

Mirëpo, te mbretërit do të mungojnë Fede Valverde dhe Ferland Mendy, të cilët pritej të ishin të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Real Madrid nesër (e shtunë) do të takohet me Osasunën në kuadër të xhiros së 34-të në Laligë.

“Los Blancos” janë në garë për titull duke qenë vetëm dy pikë mbrapa Atletico Madrid që është lider. /Gazeta Sinjali Sport/