image Zidane e don me çdo kusht Pogban në Madrid

Futboll

Transferim/ Zidane e don me çdo kusht Pogban në Madrid

news image

Sipas raportimeve të fundit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, dëshiron me çdo kusht ta ketë mesfushorin e Manchester United që nga sezoni i ardhshëm.

Francezi është i lidhur që një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm tek Madrilenët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, si pasojë e mosmarrëveshjes së drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle “Marca”, Zidane e sheh Pogban si përforcimi ideal për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se pikërisht francezi ishte kërkesa kryesore për Zinedine Zidane në momentin e rikthimit të tij në klubin mbretëror./Gazeta Sinjali/

Description: Mgid
Description: Mgid