image Zbulohet lista e lojtarëve më të paguar në Serie A, Pogba futet në Top 5

Futboll

Zbulohet lista e lojtarëve më të paguar në Serie A, Pogba futet në Top 5

news image

Paul Pogba do të jetë përfituesi i katërt më i madh në Serie A, pavarësisht se ka përgjysmuar pagat e tij për t’iu bashkuar Juventusit.

Kur jemi tek me të paguarit e Serisë A, aty prin mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, i cili paguhet 200 mijë funte në javë.

I dyti më i paguari është Alexis Sanchez i cili përfiton 175 mijë funte, ndërkohë që Adrien Rabiot vjen i treti i cili përfiton 150 mijë.

Top 5-shen e mbyllin dy lojtarët e transferuar këtë verë në Serie A, Romelu Lukaku dhe Paul Pogba, të cilët do të paguhen 125 mijë funte në javë.

/Gazeta Sinjali Sporti/