image Zhvilloi ndeshjen e 200-të, Arsenali e surprizon Xhakën në këtë mënyrë - VIDEO

Futboll

Zhvilloi ndeshjen e 200-të, Arsenali e surprizon Xhakën në këtë mënyrë – VIDEO

news image

Granit Xhaka ka marrë një surprizë të këndshme nga bashkëlojtarët dhe stafi pas arritjes së paraqitjes jubilare me Arsenalin në ligë.

Xhaka zhvilloi paraqitjen e 200-të në ndeshjen e 30 tetorit në fitoren 5-0 ndaj Nottingham Forestit, duke u bërë lojtari i 17-të në histori të klubit që prek këtë shifër.

30-vjeçari u surprizua nga drejtori sportiv i klubit, Edu, i cili solli në qendrën stërvitore ‘Colney’ një dhuratë simbolike pas arritjes së 200 paraqitjeve në ligë me klubin londinez.

/GazetaSinjaliSport/