image "Zhgënjehet" Trump, mbështetësit më të mëdhenj të tij nuk janë më me të si më parë

Botë

“Zhgënjehet” Trump, mbështetësit më të mëdhenj të tij nuk janë më me të si më parë

news image

Presidentit Donald Trump, nuk do të jetë ndjerë mirë, kur ka kuptuar se Grupet evangjeliste, mbështetësit më të mëdhenj të tij, kanë ulur mbështetjen ndaj presidentit.

Sipas një ankete nga Pew Research Center, mbështetja e evengjalistëve për Trump-in ka rënë me 6 pikë në krahasim me muajin prill.

Megjithëse 7 nga 10 evangjelistë ende e mbështesin presidentin aktual, 17 për qind janë shprehur se po mendojnë të votojnë për kandidatin demokrat presidencial Joe Biden.

Sipas sondazheve të fundit, Trump mbetet pas rivalit të tij demokrat, Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, ndërsa kandidati fitues do të ulet në karrigen e Shtëpisë së Bardhë më 20 Janar 2021./ Gazeta Sinjali/