A vuani nga njollat kafe në fytyrë dhe shpesh mendoni se si mund t’i largoni, nëse ka metoda natyrale apo duhet të rrezikoni me metoda laserike?! Atëherë keni klikuar artikullin e duhur.
Ekzistojnë metoda në kushte shtëpiake që njëherë e mirë do të zhdukin njollat kafe nga fytyra juaj.
Fillimisht pastrojeni fytyrën me kripë të butë ose bëni një skrab me sheqer dhe çfarëdo lloj vaji. Aplikojeni skrabin në pjesën ku i keni njollat kafe duke e fërkuar me kujdes, por bëni kujdes të mos i prekni sytë, në fund pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Pas pastrimit fillon faza e dytë:
1. Limoni
Lëngu i limonit është përbërësi më i mirë për ndriçimin, pastrimin dhe dezinfektimin e lëkurës suaj – thjesht sigurohuni që nuk jeni alergjik ose i ndjeshëm ndaj agrumeve. Thjesht përzieni lëngun e limonit me salcë kosi ose mjaltë dhe vendoseni direkt në lëkurë. Pas 10 minutash, lani fytyrën me ujë. Një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për të përdorur lëng limoni për lëkurën tuaj është ta përzieni atë me ujë dhe ta lani fytyrën me të deri në tre herë në ditë.
2. Soda e bukës
Soda është një përbërës tjetër i shkëlqyeshëm për t’u përzier me lëngun e limonit si një larës për lëkurën tuaj. Një mundësi është që të përzieni sodën me lëngun e limonit dhe ta vendosni direkt në lëkurën tuaj, çdo dy ditë. Nëse keni lëkurë të thatë ose të ndjeshme, atëherë është e mjaftueshme ta përdorni atë vetëm një ose dy herë në ditë. Ose mund ta përzieni sodën me disa pika uji dhe ta vendosni direkt në pikat e problemit përpara se ta lani me ujë.
3. Aloe Vera
Kjo bimë unike nuk është vetëm një hidratues i shkëlqyeshëm i lëkurës, por ndihmon gjithashtu me rigjenerimin dhe me djegiet dhe njollat kafe. Thjesht shtrydhni lëngun nga gjethet e aloe vera dhe vendoseni në çdo njollë dy herë në ditë.
4. Qepë
Qepët përmbajnë squfur dhe vitaminë C të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, njollat kafe, rrudhat dhe luftojnë puçrrat dhe papërsosmëritë e tjera të lëkurës. Thjesht vendosni lëngun nga një qepë e kuqe në zonat e dëshiruara të fytyrës dhe lajeni me ujë të freskët pas 10 minutash.
5. Hudhra
Besojeni apo jo, hudhra përmban një sasi të madhe të vajrave thelbësorë që mund të jenë shumë efektivë kur bëhet fjalë për zbutjen e lëkurës tuaj. Për ta përdorur, prisni një thelpi hudhër në gjysmë dhe fërkojeni në fytyrën tuaj disa herë në ditë./Gazeta Sinjali/