image Zhduket një vajzë në Prishtinë, nëna e saj raporton në Polici

Siguri

Zhduket një vajzë në Prishtinë, nëna e saj raporton në Polici

news image

Në rrugën Qemajl Stafa në Prishtinë, më datë 26 nëntor, rreth orës 8 të mëngjesit, një grua ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, shkruan Gazeta Sinjali.

Në bazë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nëna e vajzës e ka raportuar rastin tek njësitet përkatëse 3 ditë më vonë.

Njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të zhdukurës.

/Gazeta Sinjali/