Një person ka njoftuar policinë se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Siç ka njoftuar vëllai i saj, vajza edhe tri herë më parë ishte larguar nga shtëpia.
“Me datën 06.02.2020 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj, e cila sipas ankuesit edhe më parë tri herë ishte larguar nga shtëpia”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitë policore janë duke u marrë me rasti. /Gazeta Sinjali/