Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është zhdukur një vajzë mesditën e së dielës në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në Polici për zhdukjen e saj e ka paraqitur babai i viktimës të martën, i cili zyrtarëve policorë u ka thënë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia këtë të diel dhe që nga atëherë nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj.
Po ashtu Policia njoftoi përmes raportit 24 orësh se rasti është duke u hetuar.