Një person në Istog ka 24 orë që ka ikur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Vëllai i tij ka lajmëruar rastin në polici, pasi që i vëllai i zhdukur kishte edhe probleme mentale.
Sipas vëllait që ka lajmëruar rastin i ka thënë policisë që i vëllai shpesh herë kishte ikur nga shtëpia por gjithnjë ishte kthyer.
Policia vazhdon të hetojë rastin, edhe pse deri më tani ende nuk dihet se në çfarë drejtimi është larguar i zhdukuri./ Gazeta Sinjali/