image Zhduket një grua nga Obiliqi

Siguri

Zhduket një grua nga Obiliqi

news image

Një grua është raportuar e humbur nga familjarët e saj në Obiliq, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se ajo është larguar nga shtëpia që nga mëngjesi i 5 majit dhe nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve të saj, ajo vuan nga problemet psikike.

Për gjetjen e saj mbrëmë është angazhuar grupi “Vullnetarët”, i udhëhequr nga Ridvan Tahiri.

Mirëpo, ky i fundit ka bërë të ditur se i kanë ndërprerë kërkimet, për shkak se familja e gruas së humbur, nuk ka bashkëpunuar me ta.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka sqaruar se për t’i zhvilluar kërkimet, ky grup e ka rregull që me ta të jetë edhe një anëtar i familjes së presonit që po kërkohet, që në këtë rast nuk ka ndodhur ashtu.

“Rregullorja që neve kemi si grup, nuk pranojmë të fillojmë kërkimet pa prezencën e një familjari, i cili duhet të jetë i pranishëm gjatë kërkimit. Me keqardhje, grupi i Vullnetarëve e ndërpren aktivitetin sonte që ishin në rrethinën e Obiliqit, për arsye të lartcekur në rregulloren e Vullnetarëve (Mungesë bashkëpunimi)”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/