Një nënë ka raportuar në polici se i ka humbur vajza e saj e mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, ajo ka thënë se e bija e saj është zhdukur që nga 21 shkurti.
Ajo ka deklaruar para hetuesve policorë se e mitura është larguar nga shtëpia e cila ndodhet në rrugën “Bajram Muriqi” në Pejë dhe nuk është kthyer më.
Gazeta Sinjali mëson se nëna dhe e bija i përkasin komunitetit egjiptian./Gazeta Sinjali/