Një e mitur është raportuar e zhdukur në policinë e Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se rastin në polici e ka raportuar nëna e saj.
Ajo ka thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia, e cila ndodhet në rrugën “Ymer Basha” dhe nuk është kthyer më.
Sipas këtyre burimeve, nëna ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të bijës.