Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në polici nga motra e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se e mitura, sipas motrës së saj, është larguar nga shtëpia që gjendet në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan dhe nuk është kthyer më.
Ajo u ka thënë hetuesve policorë se motra e saj nuk vuan nga ndonjë sëmundje fizike a mendore./Gazeta Sinjali/