Një person i gjinisë mashkullore është raportuar i zhdukur në polici nga familjarët e tij në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Ferizaj kanë bërë të ditur se rastin në polici e ka raportuar nëna tij.
Ajo ka thënë se djali i saj është larguar nga shtëpia, e cila ndodhet në fshatin Pojate të Ferizajt dhe nuk është kthyer më.
Sipas këtyre burimeve, nëna e tij ka deklaruar se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e të birit nga pasditja e 2 janarit të këtij viti./Gazeta Sinjali/