image Zhduket një 14-vjeçare në Pejë

Siguri

Zhduket një 14-vjeçare në Pejë

news image

Një 14-vjeçare është zhdukur në Pejë.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar babai i saj, që është shtetas i Shqipërisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Bujanit”. Babai i saj thotë se ajo më 3 janar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova, i tha Gazetës Sinjali se janë duke e hetuar rastin dhe njësitë përkatëse po merren intensivisht me të.

Sipas tij, deri në këto momente kur edhe është publikuar rasti, nuk ka asnjë shenjë të vendndodhjes së vajzës.

“Sipas babait të saj, vajzën e kanë kërkuar në disa lokacione ku kanë dyshuar se mund të gjendet mirëpo nuk e kanë gjetur”, njofton Policia.

/Gazeta Sinjali/