Një grua 28-vjeçare nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga burri, vjehrri dhe vëllai i saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjilan bëjnë të ditur se A.H ishte larguar nga shtëpia më datën 10.09.2020, diku rreth orës 14:00 dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi.
M.H, 29-vjeçar është burri i gruas së humbur nga fshati Zhegër i Gjilanit. /Gazeta Sinjali/