image "Zgjoi" i Blerta Bashollit triumfon në Francë

Film

“Zgjoi” i Blerta Bashollit triumfon në Francë

news image

Filmi Zgjoi me regji të Blerta Bashollit ka fituar çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në llogarinë e filmit ‘Zgjoi’ në Instagram, ku njoftoi se ky është çmimi i 13-të që merr ky film.

“Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”. Festivali që mbahet në Montpellier të Francës, nisi më 15 tetor dhe përfundoi sonte me ndarjen e çmimeve”, thuhet në njoftim.

“Zgjoi”, filmi që është bazuar në ngjarje të vërtetë, atë të grave të Krushës, përkatësisht të Fahrije Hotit, është i propozuar nga Kosova në garën e çmimeve ‘Oscars’./GazetaSinjali/