image Mbahet nata finale e Festivalit Tradicional “Hasi Jehon”
[wp-story id="814678"]

Sociale

Mbahet nata finale e Festivalit Tradicional “Hasi Jehon”

news image

Në Gjonaj të Hasit, më 5 maj ka filluar edicioni i 33-të i Festivalit tradicional folklorik ” Hasi jehon”.

Gjatë tri netëve sa u planifikua të mbahet ky festival, janë prezantuar 16 grupe artistike nga hapësirat mbarë shqiptare.

Ndërkaq sot është nata finale e këtij festivali ku veçse kanë filluar përformancat e grupeve artistike.

Në këtë natë finale, pjesëmarrës do të jenë  SHKA  ” Bajram  Curri ” nga Krusha e Madhe, SHKA  “Bresana” nga Bresana, rapsodi Jeton Fetahu, Ansmabli  ” Besa ” nga  Kavaja, SHKA ” Shqiponja” nga Shkupi, AFA  “Rugova” nga Peja dhe SHKA  “Malësori ” nga Gjonaj.

Festivali nisi me ekspozimin e prodhimeve të bukës

Ky festival u mbajt pas një ndërprerje si shkak i virusit korona.

Organizatori i këtij festivali, Haziz Hoda pati konfirmuar se interesimi i grupeve artistike është i madh.

Sipas tij nga ky edicion, është vendosur një rregullore e re dhe grupeve pjesëmarrëse iu është kërkuar që programin e tyre t’ia përshtatin kritereve të reja të ruajtjes së trashëgimisë shpirtërore të festivalit, pasi Festivali është në proces të pranimit nga Ministria e Kulturës që të jetë si aset në mbrojtje të përhershme.

Interesim të madh, pati edhe nga qytetarët ku Sinjali ju sjellë pamje:

/GazetaSinjali/